Fjalor i shkurtër terminoiogjik i informatikës 2

Fjalor i shkurtër terminoiogjik i informatikës 2
T
Tape - medium magnetik në formën e shiritit i cili shfrytëzohet për memorimin e të dhënave.
Task - detyrë. Është përmbledhje e instruksioneve të cilat mund të aplikohen me ndihmën e procesorit me qëllim që të arrihet ndonjë cak i paraparë.
TCP/IP (Transmission Control Protocol/Internet Protocol) - protokoll komunikativ i cili është njëri ndër më të sbfrytëzuarit në rrjetin e internetit.
Technical support - ndihmë teknike.
Template - shabllon, model, ekzemplarë etj.
Temporary storage - kujtesë e përkohshme.
Terminal - kombinim i monitorit dhe tastierës prej të cilit komunikohet me ndonjë kompjuter të largët.
Tick - Interval kohor i barabartë me 1/60 e sekondës.
Time-sharing - ndarje e kohës.
Toner - ngjyrë në pluhur e cila shfrytëzohet në shtypësit lezër.
Toolbar - paletë me vegla.
Topology - radhitje fizike e kabllove dhe nyjeve në një rrjet kompjuterik.
Touch screen - ekran i ndjeshëm në prekje.
Tower case - shtëpizë vertikale.
Track - qark koncentrik në disk.
Trackball - pajisje në formë topthi që shfrytëzohet në vend të minakut.
Traffic - trafik i të dhënave në rrjetin kompjuterik.
Transfer rate - shpejtësi e transferimit të të dhënave.
Troubleshoot - zbulim dhe korrigjim i gabimit në kompjuter.
Troyan horse - kali trojan. Program i ngjashëm si virus. Në ndërkohë është i fshehur dhe e pret kohën për aktivizim. Për dallim nga viruset tjera, ata nuk shumohen.
Tutorial - udhëzim.
Twisted pair - lloj i kabllos së rrjetit të përbërë nga dy tela të hollë të mbështjellur njëri me tjetrin me qëllim që të mbesin së bashku.
U
Unformatted disk - disk jo i formatuar.
URL (Uniform Resource Locator) - stan­dard për specifikim të skedarëve në Internet
UPS (Uniterruptable Power Supply) -pajisje për furnizim të pandërprerë i cili siguron punë të pandërprerë të kompjuterit nëse paraqitet ndërprerje e rrymës.
Update - plotësim.
Upgrade - rindërtim, rivendosje e ndonjë verzioni të ri nga ndonjë pako e softuerit.
Upload - kopjim i skedarit nga ndonjë kompjuter lokal i largët.
Uppercase - shkronja të mëdha.
User-friendly - i lehtë për përdorim. Cilësi e programit kompjuterik që të jetë i thjeshtë për përdorim dhe i lehtë për kuptim nga shfrytëzuesi.
Utility programs - program ndihmës (Norton Commander, Norton Antivirus, etj.)
V
Value - vlerë.
Variable - e ndryshueshme.
Verify - kontrollim dhe njëkohësisht vërtetim i precizitetit në praktikimin e operacioneve kompjuterike.
Version - i njëpasnjëshëm, i përmirësuar, botim i një pako të softuerit.
Virus - softver i cili e kopjon vetveten në disqe pa intervenim të shfrytëzuesit. Virusi e kaplon kujtesën dhe me atë e pamundëson punën normale të kompjuterit.
Virus checker - softver i cili ka për qëllim që t'i zbulojë dhe t'i shkatërrojë virusët që janë të pranishëm në kompjuter.
Voice mail - porosi telefonike e vendosur në sektretareshen telefonike ose në ndonjë sistem telefonik tjetër.
Voice recognition - njohje e zërit.

English-Albanian dictionary. 2013.

Игры ⚽ Нужна курсовая?

Share the article and excerpts

Direct link
Do a right-click on the link above
and select “Copy Link”